Rrëzohet aksidentalisht nga banesa ku po punonte, përfundon në spital 50-vjeçari

Një 50 vjeçar me iniciale K.B ka rënë aksidentalisht nga banesa teksa po punonte në shtëpinë e shtetasit H.H.
Policia njofton se rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...