Rrëzohet avioni luftarak në Torino, vdes një 5-vjeçare

Një avion i patrullës Frecce Tricolori është rrëzuar sot në Torino.

Avioni do të merrte pjesë në një shfaqje ajrore në aeroklub Torin-Collegno organizuar për njëqindvjetorin e Forcave Ajrore, por u rrëzua duke vrarë një vajzë 5-vjeçare dhe duke lënë të plagosur një 9-vjeçar.

Tragjedia ndodhi pasi avioni ra mbi një njësi banimi në zonë dhe shpërtheu në flakë.

Djegie ka pësuar edhe piloti i avionit, i cili shpëtoi mrekullisht pasi u hodh me parashutë.

Loading...