Sipas asaj që shkruan BBC, mjeti ajror u rrëzua në afërsi të Dillingham Airfield pranë Mokuleia, në Honolulu.
Sipas Departamentit të Transportit të Hawaii-t, nga aksidenti ajror nuk ka asnjë të mbijetuar.
Imazhet e publikuara në internet, tregonin tymin të madh, që mund të dallohej disa kilometra larg. Mbetet e paqartë nëse avioni po ngrihej apo po ulej.
Sipas kreut të Departamentit të Zjarrfikëses, Manuel Neves pjesëtarë të familjes së parashutistëve që ndodheshin në avion, ishin pranë vendit të ngjarjes kur ndodhi aksidenti dhe ata mund të kenë gjithçka.
“Është një situatë shumë e vështirë. Në 40 vjet si zjarrfikës, ky është aksidenti më tragjik ajror që kemi pasur”, tha Neves.
3 prej viktimave ishin parashutistë, ndërsa 6 të tjerët punonjës së kompanisë ajrore.