Rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin nga mazhoranca

Parlamenti rrëzoi dekretin e Presindetit Ilir Meta për kthimin e buxhetit ne parlament, me votat e mazhorancës. Dekreti u rrëzua me votat kundër të 76 deputetve të mazhorancës dhe pro të 22 deputetëve të opozitës.

Në deklaratën e Presidencës, ku njoftohej kthimi i buxhetit në parlament, thuhej: “Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”.

Loading...