Vajzat bashkëprezantuese, teksa intervistonin astrologen Meri në studio, nisën të diskutonin për çiftet që shkojnë më shumë sipas shenjës së horoskopit.
Dojna Mema i hapi vajzave “sfidën” e Victoria Beckham, për të parë nëse e meritonin “David-in”. Ato duhet të qëndronin në kolltuk njësoj si Victoria në foton e mëposhtme.
Kejli e kaloi sfidën me sukses, mirëpo Kilda Hysenbegasi është rrëzuar përtokë teksa përpiqej të qëndronte si Victoria.
Vajzat kanë nisur të qeshin me të madhe në studio, ndërsa ky moment i sikletshëm u kalua me sportivitet nga të gjitha.
Loading...