Bora Zemani jo vetëm është në qendër të mediave rozë, por është edhe në qendër të Instagramit për momentin. Prezantuesja 30-vjeçare rrëzoi nga froni Luana Vjollcën, pasi sipas ekspertit të marketingut dixhital, Arlind Zoto ajo ka një aktivitet shumë të lartë të faqes.
Arlindi tregoi në emisionin ‘Ditë e re’ se tashmë suksesi i një faqeje Instagram-i nuk shihet nga numri i lartë i ndjekësve dhe nga pëlqimet, por nga ‘engagments’ pra nga fakti sesa aktiv janë ndjekësit e tu në faqen tënde.
Sipas tij Bora Zemani dhe Noizy janë ‘mbretëresha’ dhe ‘mbreti’ i Instagramit. “Mbretëresha e Instagramit për momentin është Bora Zemani, Noizy është mbreti. Kanë shumë shikueshmëri, janë dy më të fuqishmit në Instagram. Në 2022 nuk do jenë në fokus numri i likes (pëlqime) dhe numri i followers-ave, por rëndësi ka engagments, angazhimi që kanë të tjerët në faqen tuaj”,- tha Arlindi.
Kujtojmë se së fundmi Bora festoj 30-vjetorin e saj. Ajo bëri edhe dje një status në rrjetin social Instagram, për ditëlindjen e saj, e cila duket se zgjati 1 javë rresht me festime e urime.
“Jam shumë e lumtur qe kete 30 vjetor e festova me te gjithe ju. Ne nje moment te vogel ose te madh, secili prej jush ka qene pjese e jetes sime… qofte me nje keshille, duke me dhene doren per dicka, duke me mbeshtetur diku, duke me besuar, duke me mesuar apo duke me ndihmuar te hedh nje hap më shumë”, shkroi ajo.