Një pensionist ukrainas qëlloi një avion rus Su-34 me pushkë, duke e rrëzuar në tokë, e për këtë ai u nderua me një medalje.
Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik 74 milion paund fluturoi lart në Chernhiv, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.
Shërbimi Kufitar Shtetëror e nderoi pensionistin dhe përshëndeti ‘heroizmin’ e tij duke i dhënë një medalje.
Pamjet e shpërndara nga agjencia tregojnë Fedorovych duke ecur me një pushkë të vendosur mbi supe nëpër qytetin e shkatërruar kryesisht nga bombardimet ruse.
Ai mori disa nga mbeturinat e avionit të rrëzuar dhe i mban ato në garazhin e tij.
Pensionisti është një nga historitë e shumta të trimërisë që shumë civilë ukrainas kanë treguar për tu mbrojtur ndaj pushtimit rus, shkruan Daily mail