Teksa dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria që ai drejton ka vendosur të rrisë pagat e punonjësve të policisë, policëve të burgjeve, zjarrfikësve, Gardës së Republikës dhe punonjësve të administratës publike, gazeta “SOT” ka siguruar vendimin e plotë të Këshillit të Ministrave, ku jepen detaje për kategoritë që përfitojnë nga ky vendim dhe vlera monetare. Kështu, në dokument thuhet se rriten pagat në administratë për inspektorët e thjeshtë, drejtorët dhe titullarët e institucioneve në nivel lokal. “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 165, datë 2.3.2016, të këshillit të ministrave, “për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”, të ndryshuar”, thuhen ë vendim. Më poshtë gazeta po tregon me detaje se kush është rritja e pagave për secilën kategori.
Ja ndryshimet në vendim
Po ashtu, vendimin e qeverisë, i cili ditën e djeshme është publikuar në “Fletoren Zyrtare, tregohen detaje nga ndryshimet në vendimi dhe shtesat e propozuara nga Këshilli i Ministrave. “1. Në vendimin nr. 165, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në fjalinë e dytë, të pikës 6, pas fjalëve “… së çdo punonjësi …” shtohen “… apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor, të lëshuar nga organet kompetente përkatëse sipas legjislacionit në fuqi, …”. b) Në pikën 18, fjalët “…deri në 39 000 lekë në muaj …” zëvendësohen me “… deri në 41 700 lekë në muaj …”. c) Në pikën 19, fjalët “… nga 30 000–39 000 lekë në muaj …” zëvendësohen me “… nga 34 000–41 700 lekë në muaj …”. ç) Në kolonën e dytë, të lidhjes nr. 9, pas emërtimit “Master i arteve” shtohet emërtimi “Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike”. d) Lidhjet nr. 1 deri në nr. 8 njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 2. Efektet, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, përballohen nga fondet e lira si pasojë e vakancave në strukturat e institucioneve. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2022”, thuhet në vendim./Shqiperiaime