Sipas Institutit të Statistikave, vjet në Shqipëri rezultonin 14 mijë e 162 shtetas të huaj me leje qëndrimi, krahasuar me 12 mijë e 900 vetë në 2017-ën.
Por ndryshe nga herët e tjera, kur vendin e parë për aplikime për leje qëndrime e mbanin italianët, në 2018 ata janë zhvendosur në vend të dytë. janë iranianët shtetasit të cilët kanë aplikuar për më shumë leje qëndrimi në vendin tonë.
Në total vitin e kaluar pati mbi 9 mijë aplikime nga të huajt për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri. Në vendin e parë janë iranianët ose më saktë komuniteti muxhahedin në opozitë me regjimin e Iranit, të ardhur në Shqipëri pas një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.
Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri aplikuan për leje qëndrimit 2223 shtetas iranian. Pas tyre në vendin e dytë, renditen italianët me 1709 aplikime për leje qëndrimi dhe në vendin e tretë vijnë kosovarët me 996 shtetas aplikime.
Turqit dhe amerikanët zunë vendin e katër dhe të pestë respektivisht me 875 dhe 350 aplikime për leje qëndrimi, ndërsa pjesa e mbetur vijnë nga shtete të tjera. Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri përbën vetëm 0.5 për qind të popullsisë rezidente në vend.
Në Shqipëri, numri i të huajve të cilët kanë fituar të drejtën për të qëndruar është rritur me 9.7 për qind në vitin 2018. Sipas Institutit të Statistikave, vjet në Shqipëri rezultonin 14 mijë e 162 shtetas të huaj me leje qëndrimi, krahasuar me 12 mijë e 900 vetë në 2017-ën.