Japonia marrë një vendim që nuk është dëgjuar më parë, ka emëruar ministrin e saj të parë për Vetminë këtë muaj, pas shifrave tronditëse për vetëvrasjen, për herë të parë në 11 vjet. Mësohet ministri i vetmisë është Tetsushi Sakamoto. Në konferencën e tij të shtypit si ministër, Sakamoto tha se kryeministri Yoshihide Suga e emëroi atë për të adresuar çështjet kombëtare “përfshirë çështjen e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë”.
“Suga më udhëzoi të shqyrtoj çështjen dhe të paraqes një strategji gjithëpërfshirëse, duke u koordinuar me ministrinë përkatëse. Shpresoj të kryej aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet mes njerëzve”, tha ai.Gjithashtu, Japonia krijoi gjithashtu një “zyrë kundërmasash izolimi / vetmie” brenda kabinetit më 19 shkurt për çështje të tilla si vetëvrasja dhe varfëria e fëmijëve, të cilat janë rritur gjatë pandemisë.
Japonia deri më tani ka regjistruar më shumë se 426,000 raste me Covid-19 dhe 7,577 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins. Ndërsa, numri i vaksinave të bëra është mbi 5 mijë doza.