Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave nga COVID-19 edhe në shtetin fqinj, Greqi. Sipas raportimeve thuhet se vetëm në orën e fundit janë shënuar dy viktima.
Mësohet se ka ndërruar jetë një grua e moshuar 86-vjeçare dhe një burrë 64 vjeç.
Ata ishin të shtruar në spitalin e Athinës “Sotiria”, por nuk kanë mundur të luftojnë virusin e ri, që po merr me mijëra jetë njerësish, kështu duke vënë në alarm gjithë botën.
Me këto dy viktima ka shkuar në 19 numri i personave të vdekur nga COVID-19 në Greqi.
Loading...