Në Itali bilanci i viktimave në 24 orë është rënduar.
Ndryshe nga një ditë më parë, ku u shënua numri më i ulët, sot janë regjistruar 22 viktima.
Pothuajse i pandryshuar mbetet numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit, 174 në krahasim me 175 të ditës së djeshme.
Totali i të prekurve në Itali nga pandemia kap shifrën e 240 mijë e 310 personave, ndërkohë që viktimat totale shkojnë në 34.738.
Sërish në Lombardi ndodhet gjysma e të gjithë të infektuarve, e pasuar nga Emilia Romagna.
Loading...