Rritja e pagave/ Ibrahimaj: Shtesat do të jepen gjatë këtij muaji, si për Prillin dhe për Majin!

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, thotë se shtesat e pagave për muajin Prill dhe Maj, do të jepen gjatë këtij muaji (Qershor).

Ministrja Ibrahimaj thotë se shtyrja e aplikimit të shtesave mbi pagat është bërë me qëllim që të mos ketë gabime pasi thekson se zbardhja e vendimeve, por edhe hartimi i një udhëzimi të saktë dhe të qartë mbi mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për zbatimin, ka disa ndryshime se si pagat duhet të llogariten.

Pyetje: Kur do të nisë aplikimi i shtesave mbi pagat?

Delina Ibrahimaj: Janë mbi 200 institucione publike në nivel qëndror që përfitojnë nga rritja e pagave dhe zbardhja e vendimeve, por edhe hartimi i një udhëzimi të saktë dhe të qartë mbi mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për zbatimin, ka disa ndryshime se si pagat duhet të llogariten. Ne vendosëm që të jepeshin pagat siç kishin qenë në të kaluarën dhe të merrnim pak kohë me qëllim që të mos bëheshin gabime. Udhëzimi është në prag të finalizimit. Në udhëzim, është i parashikuar dhe mënyra se si këto shtesa mbi pagë do të aplikohen në mënyrë që të mos aplikohet të gjitha në pagën e një muaji dhe të tatohen të gjithë punëmarrësit me një vlerë më të madhe, por t’i shpërndahet shtesa mbi pagë për muajin specifik pa ndërhyrë në list-pagesa e pa shkakuar gjoba. Zbatimi i kësaj reforme dhe i vendimeve që e shoqërojnë këto reformë, ka një procedurë që nuk është e thjeshtë.

Nuk ka asnjë ndryshim në koeficentët që ishin përcaktuar për rritjen e pagave dhe për shkallëzimin e kur do të hyjë në fuqi rritja e plotë e pagës. Pagat do të rriten me 2 shkallë, ku shkalla e parë do të aplikohet gjatë këtij muaji, pra shtesat do të jepen gjatë këtij muaji, si për muajin Prill dhe për muajin Maj, ndërsa shkalla e dytë e rritjes do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm./tvklan.al

Loading...