Rritja e taksës 100 %, serbët kërcënojnë me jetë ministrin Shala

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Njëri prej tyre me ermin Zhelko Lepoja shkruan se ministrin Shala ‘do ta therin sikur lepurin’.

“Këtë do të ta bëjmë shqiptar – së shpejti do të të therim si lepurin”, shkruan ai, duke paraqitur edhe ikonën e thikave krahas flamujve rus dhe atyre grek.

(/BalkanWeb)

Loading...