Rastet e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 10 qytete të ndryshme të vendit: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Në të gjithë vendin numërohen 499 raste aktive, gjysma e të cilave janë në kryeqytet.
Rritja e të infektuarve është shoqëruar me një numër gjithnjë e më të lartë në spitalin Infektiv, ku sipas autoriteteve “aktualisht po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç. Mbi 60 % e tyre janë nga Tirana”, bëri të ditur Tomini. VOA