Investimet kanë shënuar rritje në këto 5 vite, po ashtu janë rritur numri i ndërmarrjeve dhe të ardhurat nga shitjet neto.
Sipas INSTAT, rritja e aktivitetit ekonomik është reflektuar drejtpërsëdrejti në rritjen e investimeve duke reflektuar rritjen e besimit të bizneseve në ekonomi. Sipas të dhënave në vitin 2013 numri i investimeve ishte 62, 899; në vitin 2014 -181,278; në vitin 2015 shkon në 208,240; në 2016 shkon në 221,404 dhe në vitin 2017, arrin shifrën 231,377.
Edhe numri total i ndërmarrjeve në 5 vitet e fundit është rritur nga viti në vit.
Sipas statistikave rezulton se në vitin 2013 numri i ndërmarrjeve ishte 84, 790, në vitin 2014 ishte 85,206, në vitin 2016 arriti në 104, 534 në vitin 2016 shkoi në 108,526 dhe në vitin 2017 në 107,671.
Ndërsa të ardhurat nga shitjet neto erdhën në rritje në 5 vitet e fundit.
Sipas grafikut ato renditen sipas viteve ku në vitin 2013 ishin 1,637,015 l, në vitin 2014 u bënë 1,739,465, në vitin 2015 arritën në 1,802, 364, në vitin 2016 arritën në 1,881,662 dhe në vitin 2017 shkuan në 2,029,537. ATSH