‘Rrofsh, or, rrofsh, se na nderove, Me lirinë që akordove. Me një fjalë na lirove, Në liridalje na nxorre’ – Nga Sejmen Gjokoli

RROFSH, O RROFSH, SE NA NDEROVE

-“frymëzime karantine”, dita XXXVIII-
(me humor, kushtuar KM)
1.
Rrofsh, or, rrofsh, se na nderove,
Me lirinë që akordove.
2.
Me një fjalë na lirove,
Në liridalje na nxorre.
3.
Rrofsh e qofsh, i madhi ynë,
Që mendon për njerëzinë.
4.
S’të zë më as natën gjumi,
S’ke besim as te Pëllumbi.
5.
As Piperos me të tjerë,
S’u zë bësë këtë herë.
6.
Të kemi diell e hënë,
Na u bëre, babë e nënë.
7.
Na u gjënde këto ditë,
Errësirës i dhe dritë.
8.
Prure dritë në karantinë,
Mezi lamë dy orë shtëpinë.
9.
Oshë e bran i hedhim këmbët,
Herë, herë shtërngojmë dhëmbët.
10.
Shkuan orët me vërvimë,
Vrap’ brënda, në karantinë.
11.
Tani presim te divani,
Si do vejë më tej programi…

Sejmen Gjokoli

Vlorë; 18.04.2020

Loading...