Rrogozhinë – Banorët dalin në protestë

Ndërkohë që po afron dita e madhe e opozitës ku pritet protestë e madhe kundër qeverisë Rama, banorët e Rrogozhinës kanë reaguar edhe më herët.

Ditën e sotme banorët e Rrogozhinës dhe të zonave përreth i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës, Lulzim Basha për të dalë në protestë kundër qeverisë.

Banorët mësohet se kanë bllokuar qarkullimin e autostradës Kavajë-Lushnje.
Protesta e qytetarëve të Rrogozhinës vjen për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, krimit, korrupsionit dhe drogës që po u merr frymën shqiptarëve.

Loading...