Rruga e Lumit të Vlorës është një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën.
Kryeministri Edi Rama ishte sot Vlorë, ku dhe inspektoi ecurinë e punimeve, si dhe u takua me banorë të zonave përreth.
“Është një super rrugë, – u shpreh kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli. – Një ëndërr që kur isha unë fëmijë dhe sot jam 50 vjeç, gjithashtu ëndërr dhe nga gjyshërit e mi dhe prindërit e mi, po ashtu.”
Rruga me gjatësi thuajse 100 km do të lidhë “Bypassin” e Vlorës me Qeparoin duke kaluar nëpërmjet Urës së Peshkëpisë – Urës së Laskos – Kuç-it dhe një sërë fshatrash të tjerë.
Rruga do të ketë dhe një degëzim nga Peshkëpia për në Selenicë dhe në kryqëzimin e autostradës Levan-Tepelenë.
Ky korridor i ri, i cili do të lidhë qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian, do të jetë më i sigurt dhe më i shkurtër se rruga ekzistuese.
“Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s’kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin.
Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë,” – u shpreh Kryeministri Rama. /atsh
blob:https://www.facebook.com/e8c71ee2-53f9-40a5-a536-95f583bf1c0f