Për këtë tender është shpallur fituese firma Gjikuria, e cila po ashtu ka fituar edhe tre rrugët e mëparshme si një ofertues i pa kërkuar koncesioni me një vlerë prej 50.5 milionë euro.
Kjo vlerë ka të përfshirë në të vetëm koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës.
Qeveria do t’i paguajë për 13 vite interesin kompanisë Gjikuria, çka bën që në total sipas listës së projektbuxhetit të vitit 2019-të, vlera për aksin Orikum-Dukat 14.7 kilometra e gjatë të kushtojë 70 milionë euro.
Nga paketa 1 miliardë euro, deri më tani kemi 4 projekte: Rruga e Arbrit, aksi Thumanë-Kashar, Milot-Balldrën dhe Orikum-Dukat.
Projekti fillestar parashikonte që rruga nga Orikom të shkonte deri në Himarë që përfshinte edhe një tunel që mundësonte shmangien e Qafës së Llogarasë, por projekti u copëtua në dy faza.
Qeveria vendosi të pranojë ofertën e pa kërkuar të kompanisë Gjikuria për ndërtimin e segmentit nga Orikumi në Dukat, ndërkohë që pjesa e mbetur, ajo më e vështira nga Dukati në Himarë u shty për më vonë.
Më poshtë një kronikë sqaruese nga Top Channel për këtë aks: