Rrugët e bllokuara nga bora, Rama, komentuesve: Në Amerikë janë akoma pa drita

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook falënderonte forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive, sipas tij të jashtëzakonshme të borës, të cilat thotë që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme.

Por një pjesë e komentuesve nuk janë dakord duke replikuar. Kreu i qeverisë u kujton atë që sipas tij po ndodh në Amerikë dhe në Greqi.
“Shko ne Greqi ose edhe ne Amerike po deshe dhe shiko se si jane akoma pa drita dhe me rruge te bllokuara nga stuhite e bores, sepse po te kishim hapur dot brenda 24 oresh edhe rruget e fshatrave do ishim magjistare, nderkohe qe pyet ne Itali se si i hapin njerezit vete rruget e fshatrave kur bien sasira te atilla bore!

Hap televizorin shiko Ameriken ku jane miliona njerez pa drita e pa ngrohje edhe sot qe flasim ose shiko Greqine se cfare veshtiresie po kalon per shkak te bores, pastaj kalojme tek helikopteret e Enverit qe paskan qene autoambulanca ajrore mbi Shqiperi! O Zot” shkruan Rama.

Loading...