“Rrugica e lagjes Muradie” – Poezi nga Liljana Troqe

RRUGICA E LAGJES MURADIE

Kam nostalgji pёr lagjen e fёmijёris’
Pёr Muradien nё mes tё qytetit.
Nё rrugicёn ku u rrita unё,
Kam mall tek i kujtoj njerёzit.

T’i kujtoj me rradhё janё shumё,
Me emra i njohin tё gjithё.
Nё njё fletorkё unё i ruaj,
Dhe vargjet do u jap njё ditё.

Se s’mё lёnё t’i kujtoj me rradhё,
Mё thonё janё shumё, na mёrzit.
Po unё kam mall, prandaj shkruaj,
I shkruaj pёr miqtё, si kujtim.

Nё rrugicёn e parё mbas Bankёs,
Gjithё portat i kishim pёrballё.
Ç’do mbrёmje atje ne luanim,
Rrugicёn na e ndriçonte njё llambё.

Dhe s’kishim tё ndarё asnjёgjё,
Me njёri-tjetrin shkonim mirё.
Prandaj e kujtoj lagjen me mall,
Nё kujtesё mё kanё mbet’ pa u fshirё.

Nё oborr te Bules shkonim tё gjithё,
Njё perde e ngrinim si skenё.
Agroni humorist, qё i vogёl ka qenё,
Dhe qeshnim me mjeshtёrin e vёrtetё.

Nё kodёr tё Kuzun Babait shkonim,
Njё vend pelegrinazhi me kohё.
Nё heshtje i ndiqnim atje ritet,
Babai Teqes na priste ngroht’.

Sheshi i Flamurit na rrinte pёrballё
Podiumi i qytetit ku bёheshin koncerte.
Aty nisnin stafetat sportive e çiklizmi,
Aty bёheshin kuvendet e pёrshёndetjet.

Po mbushen pesёdhjet’ e ca vite,
Lagjen Muradie nuk e harroj.
Sa njerёz ndёr vite u shkolluan
Mёsues, inxhinierё e drejtor.

Juristё, prefektё e deputetё,
Fizikantё, ekonomistё e ambasadorё.
Muzikantё e sportistё, qё njihen,
Dhe femra tё diplomuara plot.

Kjo ka qenё lagjja e Muradies,
Ku ne kaluam me ёndrra shumё.
Nё kёtё moshё mё vijnё kujtime,
Vargjet s’mё mbarojnё kurrё.

Njè poezi nga libri “Vjen njè çast” Liljana Troqe.

Loading...