Rrumbullaku: ‘Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni’

Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me fatin e të zhdukurit Ervis Martinaj, por duket se hetimet vazhdojnë.

Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit janë në rrugë të mbarë por u rezervua me të dhënat që dha para gazetarëve.

“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni.

Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”- tha Rrumbullaku. Ndërkohë që xhaxhai i tij, Faik Martinaj pak ditë më parë u shpreh publikisht se ishte kryeministri Edi Rama ai që fshihej pas të gjithë ngjarjes duke bashkëpunuar me 6 banda për pronat në bregdet. Por edhe ai nuk dha emra veç atij të numrit një të qeverisë./Shqiperiaime

Loading...