Në hyrje të Kavajës, dhjetra fermerë kanë protestuar për mungesën e vëmendjes së qeverisë për tregun e rrushit.
Për 15 minuta fermerët me pankarta në duar, kanë bllokuar rrugën duke u dhuruar rrush të gjithë kalimtarëve të rastit dhe drejtuesve të automjeteve.
“Do të bëhet një studim tregu një studim të rajonit dhe tregun ta kishin të garantuar. Malli ka cilësinë e duhur. Qeveria duhet të bëjë studimin e tregut. Për cilësinë e produktit duhet të kujdeset qeveria. Qeveria duhet të krijojë kushte që ky rrush të shitet.”- tha Eduart Sharka, kryetar i sindikatës se bashkuar të fermerëve.
Ndërkohë që fermerët nënvizuan faktin se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria për produktet e tyre.
“Po punoj këtu kam tokat e mia dhe asnjë ndihmë. I bëj lutje popullit të ngrihet, se na janë mbyll sytë të zhduken fare se nuk rrihet më këtu.
Nuk bëhet në këtë lloj mënyrë. Të braktisësh vendin tënd kjo pasuri që është këtu nuk është në asnjë vend të rajonit. Ndihemi shumë të braktisur.”- thanë fermerët.