Rubrika ‘Ta flasim bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe’, Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj/ Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti

“Shqipen të flisni përherë, thjeshtë e të papërzier!”
Kjo ishte porosia e Naim Frashërit.

Rubrika ” Ta flasim bukur dhe ta shkruajme pa gabime gjuhën shqipe”

FJALA SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

-alt pasth. Këtë fjalë, të huazuar nga italishtja, FGJSSH nuk e jep, sepsenë vend të saj përdoret fjala shqipe ndal, si në terminologjinë ushtarake ashtu edhe në atë sportive, p.sh.: – Ndal! Kush kalon? Thirri me zë të lartë: “Ndal!”.
-aman pasth. Fjala aman me burim nga turqishtja përdoret si pasthirrmë kryesisht në gjuhën e folur për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë. Në gjuhën e shkruar dhe shumë herë edhe në gjuhën e folur në vendtë fjalës “aman” po përdoret shprehja shqipe “të lutem”. Shprehja e bukur shqipe të lutem duhet të shtrihet në të gjitha llojet e ligjërimit. Pra, duhet thënë: Të lutem, mos me shqetëso! dhe jo Aman, mos më shqetëso!. Të lutem, më merr dhe mua! dhe jo Aman, më merr dhe mua! etj.
-ambient kal., ambientohem vetv. Në vend të këtyre fjalëve në një vargrastesh mund të përdoren fjalët shqipe mësoj, mësohem ose togfjalëshatmësoj (mësohem) me mjedisin, p.sh.: mësoj organizmin, mësohem meklimën e ftohtë, me vendin e ri (me punën e re), u mësua shpejt, mezi u mësua këtu etj.
-ambient, i m. Në vend të kësaj fjale të huaj vitet e fundit ka filluar tëpërdoret gjerësisht fjala shqipe mjedis jo vetëm në kuptimet themelore, poredhe në kuptimet figurative e speciale. Fjala “ambient” dhe fjala “mjedis” sot për sot, si të thuash, bashkëjetojnë në gjuhën letrare, por pa arritur ende që fjala shqipe ta mbulojë plotësisht fjalën e huaj. Këtë gjendje pasqyron edhe“Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (më tej — FGJSSH), ku fjala ambient është zbërthyer në pesë kuptime, ndërsa fjala mjedis në dy kuptime. Sidoqoftë prirja është që fjala “mjedis” të zëvendësojë fjalën “ambient” në shumicën e kuptimeve e të përdorimeve. Ja një varg thëniesh që dëshmojnë se si fjala mjedis mund ta zëvendësojë fare mirë fjalën e huaj ambient nëkuptimet kryesore: mjedisi gjeografik, mjedisi natyror, mjedisi rrethues, mjedisi material, mjedis ajror (ujor), mjedisi i jashtëm, mbrojtja e mjedisit, ruajtja e mjedisit nga ndotjet etj.; mjedis shoqëror, mjedis i kulturuar, mjedis shqiptar, mjedis punëtor (fshatar), mjedisi familjar etj.; mjedis i ngrohtë, mjedis luftarak, mjedis ndrydhës (mbytës), mjedis i zymtë, mjedise sportive (mësimore), mjediset e shtëpisë fshatare, mjediset e fjetjes (e ndenjjes), ngrohja e mjediseve, ngjyrosja e mjediseve etj.

FALEMINDERIT!
Lejla Gorishti

Loading...