Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i është drejtuar sot me një letër kreut të Shtetit, Ilir Metës.
Kryetari i Kuvendit në letër i kërkon Presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.
“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e tij.
Loading...