Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Pas përpla sjes së Rudina Hajdarit me Elisa Spiropalin, kësaj here ishte deputeti Adriatik Alimadhi që vazhdoi debatin.
Teksa u ngjit në foltore pa iu miratuar koha për të folur nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, Alimadhi u përplas me të. “Komunist i ndyrë, e di çfarë të bëj apo jo?”,-tha Alimadhi.
“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.
Alimadhi ka vazhduar të flasë në foltore, dhe më pas deputetët e opozitës së re janë afruar që të bindin Alimadhin të largohet nga foltorja. “Zoti Gjuzi, largohu, tha Ruçi”.
Ruçi ka vijuar duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.
Seanca është ndërprerë dhe pritet të rinisë në orën 12:45.