Rudina Hajdari propozon eliminimin e partive të vogla.
Sipas saj, ata nuk luajnë asnjë rol dhe marrin fonde pa asnjë kontribut nga taksapaguesit.
“Dua të propozoj eliminimin e partive të vogla. Rrinë aty pa asnjë rol, vetëm me një person, s’kanë asnjë shtrirje, nuk bëjnë asgjë dhe marrin fonde nga taksapaguesit shqiptarë”, tha deputetja Hajdari.
Ndërsa u kërkoi qytetarëve të mos i votojnë, Rama tha se ato janë krijuar vetëm për të përfituar nga pushteti dhe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve.
“Në 25 qershor duke mos u dhënë vota partive të vogla se janë parti të krijuara vetëm për interesa që nuk kanë lidhje me interesat tuaja. Mos na lini në dorë të partive që janë krijuar për të marrë vota dhe për të ngrënë tepsinë”, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral në qershor të 2017-ës.