Rudina Hajdari: “Është koha që populli shqiptar ti mbyllë perden kësaj faqeje të errët që të mos vijë më kurrë”

Në seancën parlamentare lidhur me diskutimin për shkarkimin e Metës, Rudina Hajdari u shpreh se rezoluta nuk ka asnjë vlerë publike por thjesht ngr tension e shantazh ndaj presidentit.
Gjykimi i presidentit i përket Gjykatës kushtetuese.

“Është koha që populli shqiptar ti mbyllë perden kësaj faqeje të errët që të mos vijë më kurrë.” tha Hajdari në fjalën e saj.

Sot kemi një rezolutë e cila nuk ka ndonjë vlerë juridike thjesht ngre presion e shantazh ndaj presidentit.

Pse mendojmë ne se akti i presidentit, që ne vetëm mund të konstatojmë, gjykimin mbi vendimin ndaj Presidentit, e merr vetëm gjykata kushtetutese. Mocioni për shkarkim vjen me ¼ e Kuvendit, që firmoset dhe i depozitohet kreut të kuvendit, që ka për detyrë të hap komision hetimor, dhe më pas kjo gjë, ky komision të përpilojë një raport që mund të diskutohet në parlament e ti depozitohet gjykatës.

Fakti që s’kemi gjykatë është fatkeqësi e madhe. Këtu është thlebi pse shqiptarët po shikojnë një lojë të shpifur. Është detyra ime të listoj pse mendoj se presidenti ka marr një vendim që vë në pikëpyetje veprimet e tij.

E para, pse mendon presidenti që me këtë veprim zgjidh krizën. Nëse e bën si akt patriotik, nëse palët nuk ulen e s’ka kompromis a nuk thellohet më shumë kriza e pasiguria.

E dyta, më falni z.President nëse gruaja juaj është palë e opozitës e cila ka ngritur këtë padi, është pjesë e këtij konflikti, nuk është ky konflikt i pastër personal. Unë ngre pyetjen sepse ai duhet të ulet me të gjitha palët. A nuk ishte ky debati që u bë kur Meta u zgjodh president, a nuk ishte ky parlament që e zgjodhi. Pse e zgjodhët? Donit të zgjasnit jetëgjatësinë e ti politike. Të forconit pozitën e LSI. Me cfarë kredencialesh e zgjodhët ju presidentin? A nuk ishte në konflikt interesi kur zgjodhi kryetaren e LSI gruan e tij? Ju maxhoranca, u bëtë palë me LSI me opozitën bëtë marrëveshje, për cfarë? Për pushtetin tuaj. S’ju intereson c’bëhet me Shqipërinë.

Fakti që Presidenti nuk dha datë tjetër, unë kam të drejtën time nëse nuk ngre pikëpyetje ndaj presidentit, c’bëj unë këtu. Nëse bën një dekret e bën zhdekretim të dekretit të vet edhe këtë se kemi parë.

Ky gjest, ky populizëm që e bëjm për kombin, akte patriotike. Është një akt i gabuar. Bëhet në një vend të jashtëm, jo ndaj shqiptarëve. S’mund të thotë Presidenti që unë jam më patriotik se ty.

Sot presidenti mund të taokjë njerëz, të thotë që është shtuar kriminaliteti e të thotë për këtë do rikthej dënimin me vdekje. Pse kështu bëhet bëhet kjo punë, ku jemi këtu para të drejtës romake. Unë këtë s di ta ndaj dot. Ju e keni bërë këtë, e më pas që do bëhet kjo gjë. Vetë e cuat në këtë derexhe.
Ne nuk duam më krizë, s’duam destabilitet.

E vetmja pyetje që i bëj vetes. A ia vlejti barra qeranë. Po pse bëhet kjo ? Që këto të ulen të bëjnë një marrëveshje, me qëllim zgjatjen e pushtetit të tyre. Kaq është.

Është koha që populli shqiptar ti mbyllë perden kësaj faqeje të errët që të mos vijë më kurrë. Faleminderit dhe shpresoj që shqiptarët më kanë dëgjuar” -u shpreh Hajdari ne fjalen e saj.

Loading...