Deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot në Shkodër, dhe duket se ende nuk është kthjelluar ende se çfarë do të bëjë me mandatin e saj.
E pyetur nga gazetarët nëse mesazhet që dha për 8 Mars ishin si deputete, Hajdari tha se po fliste si qytetare e Shqipërisë.
‘’Kam ardhur këtu si qytetare e Shqipërisë”, është shprehur Hajdari, teksa shtoi se gratë dhe vajzat japin kontributin e tyre në anëtarësimin e vendit në BE.
Gjatë gjithë vizitës së saj në Shkodër, Hajdari është shoqëruar nga ambasadori i BE-së Soreca, dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave në vendin tonë.
Loading...