Rudina Hajdari Kërkesë Edi Ramës

Deputetja Rudina Hajdari, e cila refuzoi të digjte mandatin, ishte e pranishme sot në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ku është diskutuar për projekt rezolutën për integrimin.

Të pranishëm po ashtu në mbeldhje ishin edhe dy deputete të reja të LSI.
Ndërkaq, në mbledhje është vendosur që projekt rezoluta për integrimin të shqyrtohet më 2 prill, ndërsa me 27 mars të realizohet një seancë dëgjimore me zv.ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se kërkon më shumë kohë për t’u njohur me këtë projekt rezolutë, ndërsa, ka kërkuar që në mbledhjen e 2 prillit të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Loading...