Rudina Hajdari përgënjeshtron shkarkimin: “Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë”

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka reaguar pak pas lajmit për shkarkimin e saj nga kryesimi i grupit parlamentar demokrat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari mohon të jetë përjashtuar, ndërsa shton se vendosmëria për të çuar deri në fund Reformën e sistemit zgjedhor është detyrim i çdo demokrati.

“Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!”, ka thënë Hajdari.

Kujtojmë se pak më herët, në një shkrim në facebook, ka qenë deputeti Korab Lita ai i cili lajmëroi largimin e Hajdarit dhe zëvendësimin e saj nga vetë ai, në krye të grupit parlamentar demokrat.

Loading...