Kandidatja e Nisma Thurje, Rudina Hajdari ka postuar në facebookun e saj një foto me kandidaten e Partisë Demokratike, Flutura Açka.
Të dyja rivalet duken të buzëqeshura dhe postimin e Hajdarit e shoqëron mbishkrimi se kjo nuk është një luftë për jetë a vdekje por është thjesht një garë idesh sesi vendi mund të zhvillohet dhe të përparojë.
‘Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.’, ka shkruar ajo në facebook.
Hajdari ka kërkuar që nëpërmjet këtij postimi të japë mesazhin se marrja e pushtetit me dhunë e forcë nuk është mënyra e duhur dhe se kjo gjë duhet të ndryshojë.
Kadidatja e Nisma Thurje e ka konsideruar frymën politike në Shqipëri një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e vendit.
‘Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët. ‘, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë
Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.
U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.
Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.
Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.
Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.