Deputetja e PD Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi Rama nga seanca e Kuvendit te Shqipërisë, për fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve të tjera.
Sipas saj, të rinjtë dhe të rejat largohen nga vendi pasi nuk kanë as nevojat me minimale, teksa u përpoq të bindte kryeministrin se nuk qëndron fakti kur ky i fundit krahason lëvizjen e shqiptarëve me ato të rumunëve apo sllovenëve.
“Këto krahasimet janë bërë si në ato filmat: ndodh edhe atje, por ndodh edhe këtu. Shqiptarët ikin në mënyrë masive për ushqimin që nuk e kanë. Bëjnë edhe sakrificën e tyre, paketohen nëpër kamionë duke vënë në rrezik edhe jetën.
Për mua kjo është shqetësuese. Vizitorët do të vijnë, sepse Shqipëria është një vend i bekuar dhe nuk vijnë për shkak të qeverisjes suaj. Duhet vërtetë të mendojmë realisht, që ta luftojmë këtë imazh edhe pse quhemi delja e zezë e Europës. Ju duhet të jeni të kënaqur kur t’iu garantohet hapja e negociatave, por këto të tjerat si psh. rekomandimet janë thjesht procedura”, tha Hajdari.