Rudina Hajdari shpërthen me akuza: Unë s’bëj pazare, nuk marr llokma koncensionesh! Më vendosin shkopinj nën rrota

Grupi democrat në parlament ka vendosur ta shkarkojë Rudina Hajdarin si kryetare, kjo e fundit ka shpërthyer me akuza në sallë.

Hajdari tha se pavarësisht se po i futen shkopinj nën rrotë, ajo nuk do bëhet kurrë pjesë e pazareve të këtij Parlamenti.

“Në këtë Parlament nuk bëhet ligje për njerëzit, taksat e qytetarëve bëhen për pazare. Politikanët kanë një të fortë nga pas, një narkotrafikant që i mban në këmbë, ka edhe nga ata opozitarë që duan një llokmë të kësaj gjëjë.

Unë nuk bëheëm pjesë e asaj opozite që do llomka, më kanë thënë që Rudinë kështu bëhet politika me pazare. Jo mo jo, politika është për të dhënë shpresë, është ndryshe. Ta cojmë deri në fund të kë mision duhet ta ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Të vijnë këtu njerëz që përfaqësojnë qytetarin dhe jo biznesmenin, Ka ca që dali këtu bëjmë akuza dhe në darkë ulemi për darkë për të marrë një llokmë, nga një koncension.

Unë nuk bëhem pjesë e pazareve, do jem kjo që jam edhe pse do kem shumë shkopinj nën rrota, do më luftojën shumë njerëz. Qytetarët do i ngenë sytë dhe do e kuptojnë që unë quhem Rudina Azem Hajdari, do e coj deri në fund amanetin e tij!

Loading...