Rudina Hajdari: “Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokraci të negociuar për shkak të dhunës”

“Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokraci të negociuar për shkak të dhunës”.

Kështu e ka titulluar një shkrim të botuar në “usnews.com”, Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar ‘Demokrat’, dhe një nga tre deputetët e opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet në shkurt të këtij viti.

Në këtë artikull, Hajdari bën një panoramik të situatës, nga ku vë theksin se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë SHBA-të, për të ndihmuar në luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit.

“Votuesit e Shqipërisë mund të tërhiqen nga sjellja e politikanëve të tyre, por ato vazhdimisht janë më mbështetëse për objektivat e politikës së jashtme të SH.BA-së në rajon.

Ne shpresojmë që aleati ynë do të na ndihmojë për të forcuar demokracinë pluraliste që ne e çmojmë duke ndërmarrë hapa kundër individëve që e kundërshtojnë atë”, thuhet në artikull ndër të tjera, por ajo që bie në sy është se në fund të shkrimit bëhet një prezantim i Hajdarit, e cila e cilëson veten lidere e Partisë Demokratike dhe të opozitës parlamentare në vend.

Loading...