Rudina Hajdari: “Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi”

Deputetja Rudina Hajdari i ka dhënë një përgjigje të gjithëve atyre që e quajnë tradhtare, pasi nuk dorëzoi mandatin.

E ftuar ne studion e emisionit “Ekopolitikë”, Hajdari tha se qëndrimi i saj në Parlament ka forcuar më shumë Partinë Demokratike dhe demokratët.

Moderatori Besart Kadia ka lexuar mesazhet përballë deputetes:

“Po shoh mesazhet që vijnë dhe nuk vijnë pak. Kryesisht janë demokratë që thonë pyete zonjën Hajdari a nuk ndihesh fajtore që prej teje nuk u largua kjo qeveri? Dhe je tradhtare për këtë këndvështrim”?

Rudina Hajdari ka dhënë këtë përgjigje:

“Do ta them troç farë. Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi sepse i kam dhënë legjitimitet faktit që ne duhet të qëndrojmë në parlament dhe unë i përfaqësoj ata dhe do vazhdoj ti përfaqësoj ata. Kështu nuk besoj se kjo logjikë është e drejtë”.

Loading...