Rudina Hajdari:”Ne duhet t’i garantojnë qytetarëve shqiptar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është objektiv i pamundur”

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve, Rudina Hajdari ka folur sot në foltoren e Kuvendit, ku e cilësoi si një arritje shumë të madhe për opozitën e re futjen në axhendën e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kërkesën për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se opozita e re do të bëjë të mundur që të arrijë të gjitha objektivat që i ka parashtruar maxhorancës.

“Në komisionin e ri do kemi disa amendime. Amendimi i ri ka të bëjë me futjen e ndryshimit të sistemit. Kjo është një arritje shumë e madhe për opozitën dhe gjithë vendin. Ne do bëjmë të pamundurën që të arrijmë të gjitha objektivat që kemi parashtruar me maxhorancën.

Përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-It, ne do bëjmë të mundur që të eliminojmë shit-blerjen e votave dhe do eliminojmë përdorimin e administratës zgjedhore.

Këto janë objektive me ambicie të lartë, por ky është objektivi i opozitës së re. Në duhet t’i garantojnë qytetarëve shqiptar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është objektiv i pamundur”, ka thënë Hajdari ndër të tjera.

Loading...