Rudina Magjistari preket nga videoja e gjyshes që humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj,nuk mban dot lotët

Një situatë alarmante është krijuar në Shqipëri këtë të martë, që në orët e para të mëngjesit.

Lëkundje të forta tërmeti kanë shkaktuar dëme të tmerrshme. Numri i viktimave sa vjen dhe rritet dhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pastrehë.

Të gjithë janë solidarizuar dhe janë bashkuar së bashku për të dhënë ndihmën e tyre për të dëmtuarit.

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, gjatë transmetimit të emisionit të saj, është prekur nga videoja e gjyshes që humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj dhe nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ajo e ka ndërprerë emisionin, duke dhënë reklama, për këtë arsye. E moshuara në Thumanë humbi jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti, për t’i dalë në mbrojtje nipit. Djali i vogël që është shpëtuar ka qenë në prehrin e gjyshes së tij dhe më pas është larguar nga aty duke qarë. Kjo situatë e dhimbshme i ka prekur padyshim të gjithë, sidomos familjarët.

Loading...