Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh. Rukola rritet lehtë dhe është e pranishme gjatë gjithë vitit.
Antioksidantët ruajnë ekuilibrat e shëndetshëm të reagimeve të enzimave në qeliza dhe shkatërrojnë radikalet e lira që rrugëtojnë në organizëm dhe sulmojnë të gjitha sistemet duke hapur rrugën për sëmundjet e rrezikshme.
Rukola përmban vitaminë A e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe që promovon shëndetin e mirë të kockave, dhëmbëve, syve dhe lëkurës.
Vitamina K që gjendet tek rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit. Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.
Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve.
Nivelet e hormoneve Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve.
Prania e vitaminave të kompleksit B ndihmon në forcimin e shëndetit të qelizave dhe proceseve të tjera të organizmit që janë të nevojshme për metabolizmin në përgjithësi.
Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalates, një kundërushqyes ose një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit.
8 Ushqimet e pasura me molekulën e lartpërmendur siç është spinaqi mund të promovojnë formimin e gurëve në veshka. Rukola nga ana tjetër, ul rrezikun e formimit të këtyre gurëve, pikërisht falë sasisë së ulët të molekulës oksalate.
9.Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. Studimet kanë treguar që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.
Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Ajo ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo ka një ndikim pozitiv në tensionin e gjakut, arteriet dhe sistemin kardiovaskular në përgjithësi. Vlerat e shtuara të rukolës përfshijnë edhe aftësinë për të
pastruar organizmin dhe kundërvepruar ndaj efekteve helmuese të toksinave të metaleve të rënda. Rukola ka fuqinë të eliminojë pesticidet dhe herbicidet nga organizmi.
Si ta përfshini më shumë rukolën në dietën tuaj:
Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse.
Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.
Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.
Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë
. • Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate
. • Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.
Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera
. • Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca