Rukola dhe disa arsye përse duhet të hahen

Rukola është një bimë që ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit nën kontroll.

Ja dhe disa arsye përse duhet të hahen rukulat dhe një recetw e shkëlqyer për përgatitjen e tyre.

Rukola është bimë e njohur për vetitë shëruese, krahas së cilës qëndrojnë edhe brokoli dhe lakra. Kjo bimë është e pasur me antioksidantë dhe komponente glokozine për të cilat hulumtimet kanë treguar se mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri në mushkëri, prostatë, në gji dhe në pankreas.

Rukola përmban nivel të lartë klorofili i cili pengon dëmtimin e AND-së dhe mëlqisë të shkaktuar nga aflatoksina, substance kancerogjene që krijohet në myl dhe më së shpeshti gjendet në misër, kikirika dhe në frutat e arrës.

Nëse doni që të shtoni sa më shumë klorofil në organizëm, konsumoni rukolën të gjallë.

Rukola përmban tetë herë më shumë kalcium se sallata e njohur “Ajsberg”, gjithashtu është e pasur edhe me vitaminën K, e cila është shumë e rëndësishme pasi shumë mirë e absorbon kalciumin në eshtra dhe dhëmbë.

Vitamina K ka rol të rëndësishëm preventive edhe për sëmundjet e zemrës. Shtresa që formohet në muret e arteries mund të lidhet me absorbimin e keq të kalciumit, ndërsa vitamina K kujdeset që kalciumi të shkojë aty ku është më i nevojshëm.

Konsumimi i kësaj bime të shëndetshme parandalon ndezjet në organizëm. Rukola do t’ju ndihmojë të mbroheni nga plakja e trurit dhe rënia e aftësive kognitive, pasi përmban sasi të madhe të vitaminës B.

Sallata e rinisë: Kjo sallatë është inspiruar në Sardine, në ishullin Italian ku jetojnë disa nga njerëzit me jetëgjatësi më të madhe në botë.

Kjo sallatë është një pako energjie dhe përbërësish të shëndetshëm. Përbërësit: 4 filxhanë, rukola2 domate, të grira120 g sardine (konservë ose të kripura), pak kripë (nëse do të përdorni sardine të kripur, nuk do të keni nevojë për kripë), një lugë vaj ulliri, 2 lugë lëng limoni, sipas dëshirës mund të shtoni edhe avogado dhe gjethe tërfil.

Loading...