Rumuni ‘paketon’ emigrantët shqiptarë për t’i kaluar ilegalisht drejt Anglisë (foto)

Një trafikant rumun, i cili u përpoq të kalonte në mënyrë të paligjshme dy shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, është burgosur për më shumë se dy vjet.

Ai përdorte një minibus dhe kishte adaptuar një vend të posaçëm ku kishte fshehur dy shqiptarët.

Policia kufitare në portin e Dover, e ndaloi rumunin teksa po drejtonte minibusin e tij, pasditen e 5 majit. Shofer ishte 34-vjeçari Razvan-lulian Petraru.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet sesi, rumuni transportonte shqiptarët drejt Britanisë.
Pamjet janë shkëputur nga vendi sekret i një kamion, ku shihen emigrantët shqiptarë që tentonit të futeshin ilegalisht.

Ka qenë skaneri me rreze X ai që tradhëtuar emigrantët. Shoferi rumun u dënua me dy vite burg, kurse dy shqiptarët do të trajtohen sipas ligjeve të emigracionit ilegal.

Loading...