Rusët bòmbardojnë një bazë ushtarake, humbin jetën 70 ushtarë ukrainas

Në ditën e gjashtë të luftës, forcat ruse vijojnë me bombardimin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës Kharkiv.
Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë humbur jetën. Raportohet se gjatë orëve të para të mëngjesit Rusia ka bombarduar një bazë ushtarake në Okhtyrka, një qytet midis Kharkiv dhe Kievit duke shkaktuar 70 viktima që ishin ushtarë.

Rusia gjithashtu intensifikoi sulmin e saj ndaj Kiev, ku pak më parë dolën edhe pamje, ku tregonin një autokolonë me tank dhe automjete të blinduara që ishin nisur drejt kryeqytetit.

Këto janë zhvillimet kryesore të orëve të fundit:

“Dhjetëra” njerëz kanë vdekur në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv , pas bombardimeve të rënda nga forcat ruse në 24 orët e fundit, sipas zyrtarëve lokalë.
Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Rusia ka mbledhur një kolonë ushtarake në veri-perëndim të Kievit që shtrihet për 40 milje , sipas imazheve satelitore të marra nga një kompani amerikane. Prej ditësh pritet një sulm i madh në kryeqytetin ukrainas.

Pushtimi ka mbetur prapa planit falë rezistencës së ashpër të Ukrainës dhe dështimeve të shumta të pajisjeve dhe logjistikës, sipas një njoftimi të klasifikuar në SHBA. SHBA gjithashtu pret një “betejë të gjatë dhe të përgjakshme” për Kievin, tha senatori amerikan Chris Murphy.

Kryeministri britanik Boris Johnson do të fluturojë drejt kufirit të NATO-s me Rusinë të martën për të takuar liderët e Polonisë dhe Estonisë dhe trupat britanike.

Disney ka anuluar të gjitha shfaqjet e ardhshme teatrale në Rusi , përfshirë filmin e Pixar Turning Red, pasi bizneset ndërkombëtare vazhdojnë të tërhiqen nga Rusia. Ëarner Bros dhe Sony po tërheqin respektivisht The Batman dhe Morbius.
Ambasadori i Ukrainës në OKB lexoi me zë të lartë një shkëmbim mesazhesh me tekst që thuhet se ishte midis një ushtari rus në Ukrainë dhe nënës së tij pak para se të vritej.

SHBA do të dëbojë 12 anëtarë të misionit të Rusisë në OKB , duke i akuzuar ata se kanë “abuzuar me privilegjet e tyre” duke u përfshirë në spiunazh që është i dëmshëm për sigurinë kombëtare.

Loading...