RUSI – Një bankë ruse jep “gabimisht” një hua prej 10,5 miliardë eurosh

Grupi i dytë bankar rus, VTB-ja, i dha gabimisht një hua prej më shumë se 800 miliardë rubla (10,5 miliardë euro) Afrikës Qendrore, njoftoi vetë banka si përgjigje ndaj publikimeve të bëra në shumë medie.

“Bëhet fjalë për një gabim teknik të kodimin e vendeve”, theksoi banka publike në një komunikatë.

“VTB-ja nuk kryen asnjë operacion me Afrikën Qendrore dhe ne nuk kemi ekspozime të këtij volumi në këtë vend”, shpjegoi ajo.

Sipas një raporti financiar të grupit bankar, të zbuluar nga media, banka i kishte dhënë një hua prej 10,8 miliardë rubla Republikës së Afrikës Qendrore, ose gati 10 herë PBB-ja vjetore e këtij vendi.

Më pas banka kishte botuar në faqen e saj raportin e korrigjuar, në të cilin huaja që fillimisht i destinohej Afrikës Qendrore kishte si drejtim Qipron, vend i rëndësishëm biznesi për rusët, ku kjo shumë arrinte në 13,6 miliardë euro. /atsh

Loading...