Ministria e Jashtme e Rusisë, ka thirrur ambasadoren britanike në Moskë Deborah Bronnert lidhur me sanksionet e fundit britanike kundër Rusisë, duke përfshirë sanksionet kundër Kompanisë Shtetërore të Televizionit dhe Radios Ruse, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme ruse.
“Ministria e Jashtme e ruse i shprehu papranueshmërinë e sanksioneve ambasadores britanike. Veprime të tilla janë shkatërruese. Nëse sanksionet vazhdojnë do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin përfundimtar të lidhjeve dypalëshe dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis popullit të Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në deklaratën nga ministria ruse.
Vendosja e sanksioneve ndaj medieve ruse “vetëm për shkak se mbulimi dhe interpretimi i tyre i ngjarjeve që ndodhin në botë nuk është në përputhje me modelet perëndimore, konfirmon edhe një herë cinizmin e politikanëve britanikë, për të cilët një gjë e tillë si liria e medias nuk është gjë tjetër veçse një mjet për zgjidhjen e problemeve të tregut”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe zyrtarët e saj për vendosjen e sanksioneve dhe dhënien e deklaratave me “kërcënime” që janë “të ndërthurura me gënjeshtra dhe vrazhdësi të plotë” kundër Rusisë.
“Pala ruse do të vazhdojë të përgjigjet ashpër dhe me vendosmëri ndaj të gjitha sanksioneve të iniciuara nga Londra dhe të marrë masa hakmarrëse”, thuhet në deklaratë.