Rusia thotë se po largon trupat ushtarake nga Ukraina, Perëndimi nuk i zë besë: Ata nuk janë atje vetëm për stërvitje

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar mëngjesin e kësaj të mërkure se forcat të tjera ushtarake po largohen nga Krimeja pasi kanë përfunduar stërvitjen. Kjo vjen pas lajmit të djeshëm se disa nga trupat e saj të grumbulluara në kufirin ukrainas po tërhiqeshin.

“Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pasi kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin në pikat e tyre të përhershme të vendosjes”, thuhet në deklaratë. Ministria thotë se automjetet e tjera ushtarake dhe artileria po largoheshin nga Krimeja me hekurudhë, por nuk specifikoi se sa trupa po largoheshin.

Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë mbeten skeptikë. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, thotë se ai nuk ka parë ende asnjë provë që Rusia po zvogëlon operacionin e saj. “Në terren, vëzhgimet fizike që shohim tregojnë të kundërtën,” i tha ai BBC.

“Le të kujtojmë se Krimeja ishte një pjesë sovrane e Ukrainës që u pushtua dhe u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014. Ajo që ne të gjithë duam në komunitetin ndërkombëtar është që Krimeja të kthehet në Ukrainë, ka thënë Wallace.

Rusia do të gjykohet për veprimet e saj, jo për fjalët e saj, thotë Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tij, mënyra më e mirë për të verifikuar deklaratat e Rusisë për tërheqjen e trupave, është me inteligjencën e Britanisë së Madhe ose me lëvizjen e trupave.

Ben Wallace shprehet se deri më tani po ndodh e kundërta e asaj që Moska deklaron, pasi trupat po shtohen në terren. Rusia po ndërton spitale në terren dhe po stërvitet anije detare, vijon sekretari britanik, transmeton newsbomb.al. “Ky nuk është ushtrim normal ushtarak – ju nuk e rrethoni një vend me 60% të të gjithë forcave tokësore nëse jeni vetëm për një stërvitje.”

Loading...