‘Sa bëjnë 7×7?’/ Basha i mëson tabelën e shumëzimit 8-vjeçarit, ‘përsërit’ gafën

Me anë të batutave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka risjellë në vëmendje një lapsus të bërë në një deklaratë publike, duke i mësuar një vogëlushi sa bëjnë 7×7.

Ai u takua sot me Klajdin, një vogëlush në kryeqytet që ka të preferuar në shkollë lëndën e matematikës. Basha e pyeti atë për tabelën e shumëzimit, dhe i dha pikërisht përgjigjen e gabuar në formë shakaje dhe më pas e korrigjoi me batutë.
Biseda e plotë

Lulzim Basha: Kush është ky bukurosh?

Djali: Klajdi

Lulzim Basha: Sa vjeç je?

Djali: 8 vjeç

Lulzim Basha: U bëfsh 125 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë. Cila është lënda e preferuar në shkollë

Djali: Matematika

Lulzim Basha: Je i mirë në matematikë? Sa herë bëjnë 7×7?

Djali: Akoma nuk kemi arritur atje

Lulzim Basha: 42, jo bëjnë 49. Klajdi u kënaqa që të takova

Loading...