Sa do të zgjasë mësimi online? Ministrja Kushi: Kërkojmë solidaritetin e studentëve…

Ministrja Arsimit Evis Kushi mori pjesë pasditen e sotme në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ku u vlerësua situata dhe ndikimi i pandemisë në institucionet arsimore në vend.

“Them takim i nevojshëm në gjykimin e Ministrisë së Arsimit për të shpjeguar më mirë situatën aktuiale dhe për t’i dhënë përgjigje Universiteteve dhe studentëve të cilët janë në fokusin tonë.
Ne kemi shumë besim te ju dhe i zbatojmë maksimalisht sugjerimet tuaja që lidhen me jetesën në përdgjithësi por edhe për rregullat anti-Covid në arsim e lartë dhe parauniversitar.

Rregullat janë të imponuara nga kjo situatë që ka mbërthyer mbarë globin. Unë zhvillova një takim me Rektorët e Universiteteve dhe pajtohem plotësisht nga vlerësimet e tyre, por duhet të kuptojmë që kushtet janë të imponuara nga pandemia.

Unë do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin me shumë përulje të gjithë studentëve. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që pesha e rekomandimeve tuaj duhet të na çojnë në hapjen ose jo të Universiteteve.

Do t’i prisja me shumë interes opinionet tuaja rreth çështjeve që lidhen me arsimin online”, tha Kushi.

Loading...