Sa është e vjetër kësula shqiptare?(foto)

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU

Kësula shqiptare eshtë e vjetër sa edhe vetë shqiptarët. Ate e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazge dhe Ilire. Vetëm kësula shqiptare eshtë me ngjyrë të bardhë dhe eshtë bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur per shqiptarët i kanë quajtur edhe ,,Kësulëbardhit,, (Belokapci). Kësula e Dardanisë (Kosova) e ka formën të rrumbullakët, kësula e Kërçovës,Manastirit, Prilepit, Strugës, Dibrës dhe Shqipëris së Veriut e ka formën e rrafshët dhe kësula e Shqipërisë së Jugut dhe Qamërisë, eshtë e rrumbullakët por më e gjatë se ajo e Kosovës. Kësula shqiptare me të tria format e saja që eshtë përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot, eshtë përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten e quanin Arbër e shtetin e tyre Arbëri. Nga hulumtimet e deritashme kamë vërtetuar se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, edhepse në në kohën Osmane në pllakë, emri i shqiptarit është i shkruar me shkronja arabe dhe në gjuhën osmane. Kjo tregon dhe vërteton se per shqiptarin, si që ka qenë simbol i shenjëtë shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri. Ja disa fotografi të kësulave shqiptare në Lashtesi, në Mesjetë dhe te pllaka e varrit, në kohën pasi ata e kanë pranuar fenë Islame.

Grupi i vallëtarëve nga Greshnica me veshje shqiptare ku rolin kryesor e ka kesula.

Skulptura të Kohës së Lashtë me kësula shqiptare-dardane. Edhe kësula e Papës eshtë kësulë shqiptare sepse këtë lloj kësule e kanë mbajtur Dardanët dhe Qamët, dhe asnjëherë nuk e kanë mbajtur Romakët e as sot e mbajnë italianët.

Në foto, pllaka të varreve shqiptare që janë të vitit 1800, dmth mbi 200 vjet te vjetra. Dy pllakat anësh kanë formën e kësulës dibrano-kërçovare dhe në mes eshtë pllaka e varrit me formën e kësulës kosovare.

Foto e parë, pllaka e varrit shqiptar në formën e kësulës kosovare me shallin e Rugovës; Foto e dytë, shihet kesula e toskëve të Shqipëris së Jugut me Qamerinë dhe foto e tretë, pllaka e varrit në formën e kësulës qe e mbajnë shqiptarët e Shqipëris së Jugut dhe Qamerisë. Sot në varret shqiptare vendoset simboli i shqiponjës dhe eshte harruar simboli i kësulës (kapuçit –çeleshes) shqiptare.

Nëse i analizojmë kësulat shqiptare dhe pllakat e varreve do te vime ne perfundim se foto e parë eshtë kësula Dibrane-Kërçovare; foto e dytë, kësula kosovare me shallin e Rugovës; foto e tretë, kësula e Shqiperisë së jugut dhe Qamërisë. Tham edhe më lartë se për shqiptarin, shqiponja po edhe kësula e bardhë kanë qenë simbole tël shenjëta dhe ky eshtë shkaku që kësulën e gjejmë të gëdhendur te pllaka e varrit që në kohën Osmane e deri ne ditet tona.

Loading...