Sa fruta në ditë duhet të konsumojmë

Frutat janë të vetmet produkte që sugjerohen të konsumohen në çdo stinë të vitit dhe pothuajse çdo ditë, për shkak të vlerave të shumta që ato përmbajnë.

Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibra. 

Sasia e lartë e vlerave tek to është arsyeja se përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të tyre por edhe të perimeve mund të ulë ndjeshëm rreziqet që mund ti kanosen trupit tonë, si sëmundjet kronike, virozat e ndryshme, rënia e imunitetit etj.

Këto dhe shumë të mira të tjera që vijnë nga frutat janë arsyet se përse duhet të konsumohen sa më shumë, por nëse dëshironi që të mos abuzoni apo të shtoni në peshë, duhet të ndiqni këshillat që dha sot në “Në shtëpinë tonë” mjeke nutricioniste Albana Daka dhe mjekja e përgjithshme Afërdita Stroka. Pyetja është, a na shëndoshin frutat?

Loading...